Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të veprojnë kundër hyrjes brenda rrethimit të xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, nga ana e forcave izraelite të sigurisë.
Në një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Erdogan i përshkroi veprimet e Izraelit të papranueshme dhe shkak për një indinjatë serioze në botën muslimane, transmeton Tesheshi.
Të dielën dhe të hënën, palestinezët dhe forcat izraelite të sigurisë u përfshinë në përleshje në xhami, një vend që është i shenjtë për të dyja palët, me një bilanc të rëndë të plagosurish.
Erdogan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të bëjë presion mbi Izraelin për të pranuar themelimin e një shteti të pavarur palestinez bazuar në kufijtë e para vitit 1967, me Jerezualemin Lindor si kryeqytet.
Sipas burimeve, cituar nga media turke, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon theksoi në bisedë se Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara nga zhvillimet e fundit e ka përsëritur rëndësinë e reduktimit të tensionit për negociatat e paqes.
Të dy liderët ranë dakord se këmbëngulja e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në territoret palestineze shkon kundër ligjit ndërkombëtar.