Samsung për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë

Kompania Samsung Electromics Co e Koresë Jugore thotë se bateritë me gabime kanë shkaktuar tejnxehje dhe shpërthim të flakës në telefonat e mençur, Galaxy Note 7, ndërsa kompanisë deri tash ky gabim i ka kushtuar 5.3 miliardë dollarë.

Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se ‘bateritë ishin shkak i incidenteve’ të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim.

Kjo komapni ishte detyruar t’i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë.

Artikulli paraprakA i frikësohet Rexhep Selimi Gjykatës Speciale?
Artikulli vijuesTelefonata e parë/ SHBA: Jemi të palëkundur për forcimin e NATO-s