Erdogan: Në Siri duhet ndërhyrje si në rastin e Kosovës

Gjatë një deklarate për rrjetin televiziv turk NTV, ku u shpreh se një ndërhyrje e kufizuar në Siri nuk do të ishte e mjaftueshme, kryeministri turk, Rexhep Taib Erdogan theksoi se në rastin e Sirisë duhej një ndërhyrje si ajo e Kosovës.

“Duhet të bëhet një ndërhyrje si ajo e Kosovës. Një ndërhyrje një ose dyditore do të ishte e pamjaftueshme. Qëllimi kryesor duhet të jetë detyrimi i regjimit për braktisjen e pushtetit”, theksoi Erdogan.

Ndërkohë, po sot presidenti Francez Fransua Hollande deklaron se vendi i tij mund të marrë pjesë në cdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe/bs/kohaislame

Artikulli paraprakDialektika e islamit politik në Kosovë
Artikulli vijuesRezervistët e MUP-it synojnë Policinë