Erdoğan: Në Siri po përhapet terrorizmi shtetëror

Erdoğan i ndodhur në SHBA për ceremoninë mortore të Muhammed Ali, mori pjesë në një program iftari të mbajtur në Qendrën e Turqve Meskhetian.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, se pozita gjeografike islame në muajin e bekuar të ramazanit kryesisht Siria dhe Iraku janë larg nga imazhi i unitetit, bashkimit dhe vëllazërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan i ndodhur në SHBA për ceremoninë mortore të Muhammed Ali, mori pjesë në një program iftari të mbajtur në Qendrën e Turqve Meskhetian.

Në fjalimin e tij të mbajtur këtu presidenti Erdoğan ka rikujtuar se qëllimi i ardhjes së tij në SHBA ka qenë përcjellja në jetën e përhershme të një prej sportistëve më të rëndësishëm të kohës dhe të një muslimani të mirë, Muhammed Ali.

Duke shprehur mëshirën e Allahut për boksierin Muhammed Ali i cili emrin e tij e ka shkruar me shkronja të arta në histori, Erdoğan tha: “Për brezin tonë Muhammed Ali kishte një personalitet përtej aktivitetit sportiv të tij. Po aq sa suksesi i tij në ring ai na ka ndikuar edhe me qëndrimin përballë jetës.”

Pasi ka vënë në dukje se ndiqnin ndeshjet e Muhammed Ali të cilat përkonin me orët pas mesnatës në Turqi, presidenti Erdoğan u shpreh: “Ai tërhoqi admirimin tonë me vazhdimësinë në udhën që ndiqte pa prishur qëndrimin e drejtë, si një person i cili pranoi islamin pas moshës 22 vjeçare dhe i cili gjithashtu vazhdoi rrugën e tij pa u ndalur pavarësisht pengesave që i dilnin përballë. Muhammed Ali teksa vraponte nga suksesi në sukses në ring ai gjithashtu bashkë me muslimanët në të katër anët e botës ka qenë edhe zëri i të shtypurve. Teksa trondiste kundërshtarin në çdo grusht që hidhte jepte një freski në zemrat e të shtypurve sepse ato e dinin se Muhammed Ali, në të njëjtën kohë jepte këtë përpjekje edhe për ato.”

– “Në Siri po përhapet terrorizmi shtetëror”-

Gjithashtu në deklaratën e tij në lidhje me luftën e brendshme në Siri presidenti Erdoğan, ka pohuar se “Në Siri po përhapet terrorizmi shtetëror. Në krye është një vrasës që fatkeqësisht ka vrarë 600 mijë njerëz si dhe ka dëbuar nga shtëpitë e vendbanimet 12 milionë njerëz. Aktualisht vetëm 3 milionë njerëz ndodhen në Turqi. Ne nuk bëjmë pazar si vendet e Bashkimit Europian, si vendet perëndimore që ‘tek ne të vijnë kaq njerëz apo kaq njerëz të mos vijnë’. Kushdo që largohet nga bombat fuçi, bombat kimike ne i kemi hapur dyert dhe gjithashtu do të vazhdojmë ti hapim.”

Duke theksuar se turqit Meskhetian në Ukrainë përballen me kërcënime të vdekjes Erdoğan, tha se “Një pjesë e këtyre vëllezërve tanë ne i kemi marrë dhe vendosur në rajonin Üzümlü të qytetit Erzincan, ndërsa një pjesë tjetër në rajonin Ahlet në qytetin Bitlis. Deri tani kanë ardhur 330 familje edhe pas kësaj do të vijnë të tjerë dhe ne do ti vendosin në vende të ndryshme. Sepse ne ato nuk mund ti braktisin në mes të bombardimeve. Ashtu si nuk mund të linim edhe vëllezërit tanë në Siri dhe Irak.”

Pasi disa dëgjues nga publiku kanë folur për Gazën presidenti Erdoğan u shpreh se “Sigurisht që vëllezërit e mi po flasin për Gazën. Për ne Palestina, Gaza ashtu siç kanë qenë që në fillim ashtu janë edhe tani. Po kështu është Tunizia, Jemeni ku ne edhe pas kësaj do të vazhdojmë mbështetjet tona ndaj tyre.”

Në programin e iftarit krahas turqve Meskhetian morën pjesë edhe përfaqësues të Komunitetit Musliman Amerikan ku në mesin tyre ishin të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame për Amerikën e Veriut (ICNA), Naim Beig, kryetari i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), Nihad Awad, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane të Amerikës (USCMO), Usame Xhemal, kryetari i Shoqërisë Islame të Amerikës së Veriut (ISNA), Azhar Azeez si dhe artisti britanik musliman, Yusuf İslam.

(AA)

Artikulli paraprakGjermania paralajmëron Britaninë rreth pasojave nëse largohet nga BE
Artikulli vijuesMustafa në Graçanicë, pyetet se si ndihet në një komunë të dominuar nga flamujt serbë