Erdogan propozon tre mënyra bisedimesh rajonale, lidhur me Sirinë

Kryeministri turk Tajip Erdogan deklaroi të martën se i ka sygjeruar Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tre mënyra bisedimesh duke përfshirë edhe Egjiptin, lidhur me krizën në Siri, përpos kundërshtimeve të Sauditëve për pjesmarrjen e Iranit në këtë kuartet.

Egjipti e formoi këtë grup me Iranin, Turqinë dhe Arabinë Saudite, por kjo e fundit qëndroi larg takimit të mbajtur nga Kajro muajin e kaluar. Mosprezenca e Rijadit u pa nga diplomatët si një reagim ndaj pranisë së Iranit. Më pas Presidenti Mohamed Mursi anulloi një takim të katër fuqive rajonale që do mbahej më 26 shtator në Kajro, për shkak të mungesës së Erdoganit i cili ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,- deklaroi zëdhënësi i presidencës në Kajro.Duke folur për gazetarët gjatë kthimit të tij për në Ankara nga Baku,në të cilin mbajti bisedime me Ahmadinejad, në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik, Erdogan ofroi mënyra të ndryshme për përfshirjen e shteteve në bisedimet lidhur me të ardhmen e Sirisë.
“Ne propozuam këtu, një sistem me tre mënyra. Ky sistem mund të jetë një treshe e Turqi-Egjipt-Iran. Sistemi i dytë mund të jetë Turqi-Rusi-Iran dhe sistemi i tretë mund të jetë Turqi-Egjipt-Arabi Saudite”-mësohet të jetë shprehur Erdogan sipas agjencisë shtetërore e lajmeve, Anatolia.
Ankaraja ka ndaluar të gjithë avionët sirian në hapësirën e saj ajrore dhe ka kryer inspektime të avionëve që udhëtojnë për në Siri për të parandaluar pajisje ushtarake të dërguar për forcat qeveritare atje.
Tensionet mes Damasku dhe Ankarasë, e cila ka strehuar tashmë edhe rebelë siriane, po ziejnë së fundi pas një predhe të hedhur nga forcat siriane në një fshat kufitar turk,që vrau 5 civilë. Ankaraja është përgjigjur duke paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet nëse bombardimet nga ana e kufirit sirian vijojnë, një zonë e luftimeve të ashpra kjo midis forcave qeveritare siriane dhe atyre rebele.
Erdogan shprehu gjithashtu mbështetje për lëvizjen e Lakhdar Barahimit, ndërmjetësin e Lidhjes Arabe në Siri, për sigurimin e një armëpushimi në Siri, pas 19 muajsh gjakderdheje. “Brahimi ka ndërmarrë një hap. Le të sigurojmë të paktën një armëpushim gjatë Kurban Bajramit”-tha Erdogan. Festa Islame fillon me 25 tetor. Burime diplomatike janë shprehur për Rojters se Brahimi po përpiqet për të bindur qeverinë Siriane dhe rebelët që të pranojnë një armëpushim dhe të lejojnë vezhguesit e Kombeve të Bashkuara, për të mbikëqyrur brenda vendit.
Brahimi, i cili zëvendësoi Kofi Annan pasi ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dha dorëheqjen në gusht nga zhgënjimi, ku udhëtoi në mbarë Lindjen e Mesme duke u përpjekur për të bindur fuqitë kryesore rajonale të pranonin planin e tij. Por burime të afërta diplomatike me propozimet e Brahimit u shprehen në kushte anonimiteti se as qeveria e Assad dhe as fraksionet opozitare nuk kanë shprehur ndonjë interes në ndalimin e konfliktit, i cili sipas statistikave ka marrë jetën e 30 000 njerëzve. Plani i Brahimit është i ngjashëm me nja nga planet e tentuara për tu zbatuar nga Anan, u shpreh një diplomat i Kombeve të Bashkuara. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle mund të lançojë tabletën Nexus 7, modelin 32 GB
Artikulli vijuesProtesta e VV, emrat e 62 të arrestuarve