Kryeministri sirian ikë nga qeveria e Asadit

 

Kryeministri i Sirisë, Riad Hijab ka ikur nga qeveria e presidentit Bashar Al Asad. Lajmin e ka konfirmuar qeveria e Jordanit ku edhe thuhet se ka shkuar kryeministri Hijab.

Hijab ishte emëruar para rreth dy muajsh dhe ikja e tij konsiderohet si “tradhëtia” më e rënd ndaj qeverisë së Asadit.
Raportohet se edhe familja e tij e ka lënë Sirinë bashkë me të.
Riad Hijab është një mysliman sunit i cili vie nga Deir al Zour, rajoni ku kanë ndodhur luftime të ashpra dhe ka qenë një ndër pikat më të nxehta të kryengritjes në Siri.
Televizioni shtetëror sirian e ka paraqitur këtë si shkarkim të kryeministrit duke mos dhënë detaje të tjera./Indeksonline/kohaislame

 

Artikulli paraprakWINDOWS 8 NË FAZËN FINALE PARA LËSHIMIT
Artikulli vijuesDënime minimale katër ushtarakëve serbë për krime në Kosovë