Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot në një fjalim ka folur mbi situatën e krijuar pas rrëzimit të avionit rus i cili po fluturonte në Turqi pa leje paraprake. Ai në atë fjalim shprehet në mënyrë të qetë pa frikë duke thënë se i ka kërkuar takim Putinit, por ato ende nuk ia kanë kthyer telefonatën.
“Do të donim të mos ndodhte, po ja që ndodhi. Shpresojë që kjo që ndodhi mos të ndodh prapë”- tha Erdogan para përkrahësve të tij. Nga ajo që shihet është se ai nuk është pishman dhe shprehjet e tij sikur thonë që Rusia mos ta përsërisë atë që bëri ngase përsëri do të sulmojmë.
Ai ndër të tjera tha se kjo duhet të shihet nga kënde pozitive nga të dy shtet./KohaIslame