Erdogani e ka një “selam” për Obaman, shkaku i “heshtjes” ndaj vrasjes së tre myslimanëve

0
165

Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka kritikuar homologun e tij amerikan, Barack Obama për heshtjen e vrasjes së tre myslimanëve të rinj në Karolinën Veriore.

Duke folur gjatë takimit me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, Erdogan ka porositur Obaman, sekretarin e Shtetit, John Kerry, dhe zëvendëspresidentin Joe Biden që të marrin ndonjë qëndrim për vrasjen e të rinjve.

 

“Nëse ju heshtni kur përballeni me incidente të tilla dhe nëse nuk jepni ndonjë deklaratë, atëherë bota do të qëndrojë e heshtur karshi jush”, ka thënë Erdogan