Siri: Vazhdojnë maskrat e qenëve të Asadit

Të paktën 45 persona kanë mbetur të vdekur gjatë akteve të dhunës në shumë protesta të zhvilluara dje në Siri, sipas Komiteteve lokale të Koordinimit, (Lcc), të kryesuara nga opozita vendase.

Të njëjtat burime flasin për një masakër të re në Buwaida, periferi e Damaskut, ku 17 persona besohet se janë vrarë nga forcat qeveritare dhe nga milicia pro regjimit.

Manifestime kundër regjimit janë zhvilluar në shumë qytete gjatë të premtes së lutjes së madhe islame.

Me slogane ”Ata që Profeti i donte shumë, në të gjithë Sirinë, po masakrohen”, turma të mëdha besimtarësh marshuan në rrugët e qyteteve./trt/kohaislame

Artikulli paraprakInterpoli nuk e kërkon Naserin
Artikulli vijuesMinistri i jashtëm gjerman: Filmi i neveritshëm, liria e shprehjes duhet të ketë kufi