Erdogani inauguron Qendrën Fetare Amerikane dhe xhaminë e vetme në SHBA me dy minare

Presidenti turk ka inauguruar në Meriland Qendrën Fetare Amerikane, e bashkë me të më të madhen e të vetmen xhami me dy minare në SHBA.

Inaugurimi është pritur prej kohësh, por për këtë është shfrytëzuar vizita pesëditore e Rexhep Tajjip Erdoganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqësi karizmatik turk ka mbajtur një fjalë gjatë ceremonisë së inaugurimit, ku terrorizmi e islamofobia kanë zënë një vend të posaçëm.

“Ka terrorizëm në Paris dhe terrorizëm në Bruksel. Por mos harroni se terrori në Turqi, terrorizmi në Lahorë, nuk janë të krahasueshëm me këto vende. Ne kemi luftuar kundër terrorizmit gjatë 35 viteve të shkuara. Ne kemi humbur 40 mijë njerëz nga terrorizmi. Nuk ka fe, etnicitet, racë apo nacionalitet të terrorizmit.”

Erdogani ka vënë gjithashtu në pah: “Muslimanët që jetojnë në SHBA nuk mund të shtrëngohen të bëjnë një zgjedhje mes të qenit musliman apo amerikan.”

Në lidhje me qendrën dhe xhaminë e inauguruar, presidenti turk ka theksuar, “Para tre viteve i patëm hedhur themelet e kësaj. Sigurisht që bukuria arkitekturore e qendrës sonë duhet vlerësuar, por çfarë ka më rëndësi është qetësia dhe shërbimi që ajo do t’u ofrojë vëllezërve tanë muslimanë në SHBA.” /tesheshi.com

D4Two_1459618315_1416

Artikulli paraprakMesazh për motrat muslimane
Artikulli vijuesKatolikocentrizmi dhe Islamofobistët Shqiptarë