NË TURQI KALOJNË EDHE 722 SIRIANË

Edhe 722 sirianë në mesin e të cilëve gjendeshin 10 të plagosur dhe ushtarë kanë ardhur në Turqi.

Është përshpejtuar edhe largimi i popullatës nga Siria.

Edhe 722 sirianë në mesin e të cilëve gjendeshin 10 të plagosur dhe ushtarë kanë ardhur në Turqi.

Sirianët e ikur nga dhuna në vendin e tyre në Turqi hynë nëpërmjet fshatrave Bykylmez (Bükülmez), Kavallxhëk (Kavalcık) dhe Kushakllë (Kuşaklı) të nënprefekturës Rejhanllë (Reyhanlı) të Hatajit (Hatay).

52 persona në mesin e të cilëve gjendeshin 2 kolonel, 1 major, 1 kapiten dhe 1 toger së bashku me familjet e tyre janë dërguar në qytetin e çadrave Apajdën (Apaydın).

Ndërsa pjesa tjetër e përbërë prej 660 civilëve u transportuan në Kahramanmarash (Kahramanmaraş).

Këtu civilët e dërguar u strehuan në konvikte studentore.

Në anën tjetër 10 të plagosurit në mesin e të cilëve edhe 2 fëmijë u sollën nga të afërmit e tyre dhe u morën për kurim nëpër spitale të ndryshme.

Numri i përgjithshëm të mysafirëve sirianë të strehuar në Turqi arriti në 53 mijë.kohaislame

 

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM DAVUTOLLU VIZITON BIRMANINË
Artikulli vijuesKRYEMINISTRI ERDOAN MORI PJESË NË IFTARIN E SHTRUAR NGA GJYSMËHËNA E KUQE TURKE