Është bërë shumë e thjeshtë të hapësh një biznes të ri. Ka raste kur nevojiten vetëm 100 euro apo një grup i vogël njerëzish me pasion dhe me shpirt sipërmarrës.
Pra çështja nuk qëndron se si mund të hapet një biznes, por se çfarë lloj kompanie duhet të hapet.
Më poshtë po përmendim dy lloj kompanish që mund të krijohen menjëherë, së bashku me anët pozitive dhe negative të tyre:
Biznes interneti
Website të rinj mund të krijohen nga kushdo që ka njw ide të mirë, mjafton të paguash për ndërtimin e faqes, hosting dhe domain-in. Nëse sipërmarrësi merr vesh edhe nga ndërtimi i një website, atëherë kostot janë edhe më të ulëta.
Pro:
Nëse ideja ka sukses, atëherë fitimet janë shumë të mëdha për investimin e bërë.
Mund të ndikojë tek një industri e tërë dhe të ndryshojë edhe mënyrën se si njerëzit mendojnë.
Kontroll i plotë mbi biznesin.
Kundër:
Megjithëse për ta krijuar website-in duhen shumë pak para, për ta rritur atë duhen gjetur investime më të mëdha.
Nëse nuk merr vesh nga informatika, është problematike.
Pjesa dërrmuese e bizneseve të tilla dështojnë.
Konsumon orë të tëra të jetës, pra nuk është e përshtatshme kur ke familje apo preokupime të tjera.
Agjenci të ndryshme
Këtu përmendim agjenci marketingu, reklamash, PR, etj. Këto biznese janë shumë të lehta për t’u hapur. Gjithçka që ju duhet është një aftësi për të cilën dikush tjetër ka nevojë.
Pro :
Sa më shumë klientë, aq më tepër para.
Pa kosto të mëdha nisjeje – nevojitet vetëm një klient.
Pagesa në bazë të aftësive tuaja. Sa më punë të mirë të bëni për klientët, aq më shumë fitoni.
Kundër :
Megjithëse është kompania juaj, bosi është klienti.
Puna bëhet me projekte dhe çdo projekt ka një fund.
Orët e punës mund të jenë goxha të gjata.