Kjo dukuri është shumë e përhapur. I gjen suret ose ajetet të varura nëpër muret e dhomave, koridorëve, dyqaneve etj,. Ka prej njerëzve që i varin si hajmali për mbarësi, por ka edhe prej atyre që i varin për bukuri. Ndërsa disa thonë: E bëjmë për të kujtuar Allahun. Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve konkludon në ndalimin e varjes së ajeteve në vende të ndryshme. Ja se ç’thonë dijetarët për këtë çështje:
1- Kur’ani zbriti si udhëzues, predikues për njeriun, që ai të jetë në lidhje të vazhdueshme me Librin e Allahut. Varja e ajeteve në mur apo në vende të tjera bie në kundërshtim me arsyet e zbritjes së Kur’anit, të cilat u përmendën më lart.
2- Varja e ajeteve bie në kundërshtim me veprën e Profetit (alejhi selam) dhe shokëve të tij.
3- Ndalimi i varjes së ajeteve e largon njeriun nga mundësia për të rënë në shirk (duke i konsideruar njerëzit këto ajete si hajmali që u sjell fat, ose duke menduar se këto ajete të varura i mbrojnë etj.)
4- Kur’ani ka zbritur për t’u lexuar dhe jo për të shtuar xhirot në tregti.
5- Transferimi i ajeteve nga një vend në një tjetër është përçmim, zhvlerësim i fjalës së Allahut.
Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub