ESHTRAT E ZOGUT DO TË KTHEHEN NË SHQIPËRI

Shqipëria ka vendosur që t’i rikthejë mbetjet mortore të monarkut të vetëm të vendit të periudhës pas pavarësisë, mbretit Ahmet Zogu, nga shteti i Francës, ku ai ndërroi jetë në vitin 1961.

Qeveria e vendit e bëri të ditur sot këtë vendim dhe njoftoi se do të organizojë ceremoninë e kthimit të mbetjeve më 17 nëntor, në prag të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Zogu ishte mbret i Shqipërisë nga viti 1928 deri në vitin 1939, kur e lëshoi vendin, pas pushtimit nga Italia fashiste.

Regjimi komunist i Shqipërisë e kishte shfuqizuar monarkinë në vitin 1946 dhe vendi mbeti një republikë parlamentare, pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1990.
Familja mbretërore u kthye në Shqipëri në vitin 2002.kohaislame

Artikulli paraprakShIK-u ka marrë donacione
Artikulli vijuesQËLLOHET ME PLUMB NË KOKË NË OBORR