Eskalon aktiviteti i Vetëvendosjes, arrestohen disa aktivistë (Foto)

1 Min Read

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.
Kjo e fundit, për t’i larguar aktivistët ka përdorur edhe sprej. Ndërkohë janë arrestuar disa aktivistë.

Në udhëzimin administrativ i rekomandohej të gjithë institucioneve shtetërore që për shkak të interesave familjare t’i shesin të gjitha veturat.

Bëhet e ditur se është lënduar edhe një kameraman. /Telegrafi/

 

TAGGED:
Share This Article