Eulex mbështetë LGBT, ngre flamurin Ylberit

Më datën 17 të këtij muaji, në objektin e ish-Farmedit, Eulex do të ngrejë flamurin Ylber për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.
 
“Në këtë ditë ne e kremtojmë diversitetin dhe e shprehim përkrahje për angazhimet e personave Lezbikë, Homoseksualë, Biseksualë dhe Transgjinorë në mbarë botën për t’i gëzuar liritë e tyre pa paragjykim apo frikë “, tha Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX.
 
Të drejtat për “LHBT” (“LGBT”) janë pjesë e kritereve politike të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij. Duke qenë pjesë e vlerave thelbësore të BE-së për tolerancën, kundër diskriminimit dhe barazinë, të drejtat e “LHBT” janë pjesë e kornizës ligjore të BE-së për parandalimin e diskriminimit.
 
Kjo është edhe arsyeja e ngritjes të flamurit Ylber; pra demostrimi i vlerave thelbësore, si trajtimi i barabartë, toleranca e respektimi i diversitetit.

Shënim: “Fotografia është e vitit 2013, që është bërë në objektin e UNDP-së, e në këtë rast shërben vetëm si shembull”.

Artikulli paraprakBomba 33: Pazaret për emrin e shtetit
Artikulli vijuesOKB kishte kërkuar që “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat në botë, tek ne ende rekomandohet