Eurodeputetët, ‘’Nuk ka kohë për pritje, dorëheqje e Gruevskit’’

Marveshja e Përzhinos duhet që të implementohet në përpikmëri sepse nga ajo varet e ardhmja e vendit, kryeministri Nikolla Gruevski duhet të dorëhiqet a reformat kyce në media dhe zgjedhje duhet të realizohen sa më shpejtë. Këto janë porositë që eurodeputët kanë thënë në pres konferencën e dhënë në Shkup, Ricard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgel të cilët po qëndrojnë në vend në një vizitë dy ditore.

Që të tre kanë potencuar se vizita e tyre këtu tregon se Parlamenti europian tregon interes që Maqedonia të qëndrojë në rrugë europiane dhe ato janë të gatshëm të ndihmojnë në të.

“Maqedonia duhet të mbajë rrugën drejt BE-së nëpërmes dialogut në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos. Kështu duke i plotësuar kushtet e marrëveshjes. Partitë politike në vend dëshmuan se mund të gjejnë konsensus edhe pse ende ka pikëpamje të kundërta. Ende ku kemi has në unifikim të qëndrimeve për çështjen e mediave, duhet të ketë më tepër hapësirë për mediat. Shumë mund të bëhet në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mediave. Ne presim që Maqedonia të vazhdojë rrugën e reformave. Mendojë që koha duhet të shfrytëzohet racionalisht. Parlamenti do ta vëzhgojë të gjithë procesin”, tha Vajgëll.

“Kemi pasur takime intensive me partitë politike, OJQ-të, KSHZ-në dhe Prokuroren special. Ne ofrojmë shërbimin tonë për të lëvizur drejt progresit. Kemi bazë për zgjidhje, kemi Marrëveshjen e Përzhinos. Implementimi i marrëveshjes do të hap rrugë drejt BE-së. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Maqedoninë në këtë rrugë”, u shpreh Kukan.

“Maqedoninë duam ta shohim si pjesë të BE-së. Marrëveshja e Përzhinos duhet të respektohet dhe kryeministri duhet të jap dorëheqje. Ne besojmë në reformat strukturore. Ne inkurajojmë që grupet e punës në kuadër të marrëveshjes të angazhohen edhe gjatë zgjedhjeve. Të përkrahet prokurorja speciale dhe roli i saj i rëndësishëm. Respektimi i marrëveshjes është në interes të perspektivës evropiane. Është evidente se ka mungesë të demokracisë dhe kriza është refleks i kësaj mungese”, theksoi Hovit.

Artikulli paraprakPrej që i pari i policisë erdh nga LSDM-ja, nuk ka më bastisje në vendbanimet shqiptare
Artikulli vijuesZëdhënësi i departamentin të shtetit tregon se Gruevski nuk është takuar me Nuland