Eurokomesari Johannes Hahn viziton Bosnjë e Hercegovinën

1 Min Read

SARAJEVË (AA) – Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Johannes Hahn filloi vizitën zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme Igor Cërnadak, raporton Anadolu Agency (AA).

Hahn me Cërnadak në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura, dhe më pas do të vazhdojë takimin me kreun e Presidencës Bakir Izetbegoviç dhe anëtarët e presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç dhe Mladen Ivaniç.

Temat kryesore në bisedimet me zyrtarët e BeH-së do të jenë reformat dhe integrimet evropiane.

TAGGED:
Share This Article