Më se 80 mijë njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve të fuqishme në jesën lindore të Los Anxhelosit, në shtetin amerikan, Kaliforni.
Guvernatori i këtij shteti, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Janë të rrezikuara afro 34 mijë shtëpi, ndërsa gjendje e rëndë mbretëron në rajonin San Bernardino, që është 100 kilometra në lindje të Los Anxhelosit.
Disa ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa në luftën për ndaljen e stuhisë së zjarrit janë përfshirë agjencitë shtetërore të Kalifornisë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e më se 80 mijë banorëve, ndërsa është mbyllur një autostradë kryesore, raporton agjencia AP.