Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Daim Luçi ka një pyetje për Ministrin Analfabet?!
Sonte, fillimisht kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Daim Luçi ka shkruar në FB në ironi: “Urime 7 Marsin Ministër Analfabet! Të paktën, ndërkohë a i mësove elementet e Sistemit Periodik?”, kurse më pas kjo ka bërë bujë duke e shpërndarë edhe të tjerët në rrjetet sociale.
Përmes këtij statusi, Luçi e ka risjellë sërish në vëmendje dështimin total të Ministrit të Arsimit nga BDI, Abdilaqim Ademi, i cili në një emision nuk kishte ditur të përgjigjet në diçka elementare si “magjistër” i Metalurgjisë, pra nuk i dinte elementet e Sistemit Peridoik.