Facebook ndryshon “news feed” – “Penalizon” bizneset dhe mediat

Facebook do të ndryshojë mënyrën se si faqja e tij kryesore punon, duke ulur popullaritetin e postimeve të bëra nga bizneset,firmat apo mediat e duke i dhënë rëndësi më të madhe përmbajtjeve mes familjes e miqve, shpjegoi Mark Zuckerberg në faqen e tij.

Organizatat në Facebook mund të shohin që popullariteti i postimeve të tyre mund të zvogëlohet si rezultat i kësaj dhe firma pranoi.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi gjatë javëve të ardhshme.

“Ne kemi marrë reagime nga komuniteti ynë se përmbajtja publike, postimet nga bizneset, market apo mediat po nxjerrin jashtë loje momentet personale që na lidhin më shumë me njëri-tjetrin”, shkroi Zuckerberg.

Ai gjithashtu tha se ekipi i tij, ndihet përgjegjës për të siguruar se facebook është i mirë për mirëqenien e njerëzve.

Nëse përmbajtja publike do të promovohet, tani duhet të shihet si një mënyrë për të nxitur ndërveprimin e komunitetit./Kumti.com

Artikulli paraprakWhatsApp vjen me një veçori të re
Artikulli vijuesPanasonic po ndërton një ‘qytet të menqur’ me autostrada të teknologjisë së lartë, internet falas