WhatsApp vjen me një veçori të re

WhatsApp e ka nisur vitin me përgatitjet për një përditësim të ri që mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si e përdorni aplikacionin. Aplikacioni më popullor ka pasur një rekord përdorimi me një shifër prej 75 miliardë mesazhe të dërguara në prag të Vitit të Ri.

Sipas njoftimit të WhatsApp, do të ishin dërguar akoma më shumë nëse aplikacioni nuk do dilte jashtë funksionit për rreth dy orë. Kështu, veçoria e re që do të lançojë aplikacioni, pritet të ndryshoje mënyrën e përdorimit të tij gjatë bisedave .

Përditësimi i ri beta i lëshuar për WhatsApp paraqet një buton të ri të quajtur ‘video switch call switch.’ Kështu, përmes këtij opsioni, kur jeni në mes të një thirrje me zë në WhatsApp, ai ju lejon të kaloni në video vetëm me një prekje.

Sipas njoftimit të WhatsApp, kjo për momentin është në dispozicion vetëm te njerëzit e regjistruar në versionin beta të aplikacionit.

“Ky buton është i dukshëm kur jeni në një telefonatë zanore: kur shtypet, WhatsApp do të dërgojë një kërkesë te marrësi, duke pyetur nëse ai dëshiron të” konvertojë “thirrjen zanore në një video thirrje.”

Kjo veçori vjen si një metodë efikase për t’ju kursyer kohë, duke shmangur ndërprerjen e telefonatës me zë, e duke bërë kalimin në video thirrje menjëherë.

Marrësi mund ta pranojë ose refuzojë kërkesën. Nëse ai do ta refuzojë atë, thirrja zanore normalisht do të vazhdojë, përndryshe WhatsApp do të bëjë kalimin në mënyrë automatike në video-thirrje./Kumti.com

Artikulli paraprakPastrimi i kulmit me një levizje (Video)
Artikulli vijuesFacebook ndryshon “news feed” – “Penalizon” bizneset dhe mediat