Facebook shkak i vdekjes së djalit, nëna dënohet me 5 vjet burgim

Dënohet me 5 vite burgim, nëna e fëmiut që u mbyt derisa ajo ishte në Facebook.

Claire Barnett 31 vjeçare, u tha se ka përdorur mediat sociale në vend të mbikqyrjes së Jozeut, derisa ai ishte duke luajtur në kopshtin e shtëpisë familjare, transmeton Klan Kosova.

Ajo u largua nga dy vjeçari duke e lënë atë në pellg, dhe përkundër përpjekjeve për të shpëtuar, ai vdiq më vonë në spital.

Barnett u deklarua fajtore për katër akuza të neglizhencës pas incidentit në Woodmansey, East Yorkshire më 17 mars të vitit të kaluar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Avokati Peter Moulson tha se nuk kishte njohuri se për sa kohë kishte qenë në pellg Jozueu.

“Mund të ketë qenë për 20 sekonda”, tha ai.

“Nëna e tij ishte me telefonin e saj, kur Jozueu ishte në pellg”.

“Rreziku i kësaj neglizhence ishte i qartë”.

Branett ishte munduar t’i jap ndihmën e parë birit e saj, derisa ishte duke pritur për të arritur një ambulancë.

Avokati mbrojtës Timothy Roberts, tha se Barnett ishte duke u përgatitur për të marrë qenin e familjes për një shëtitje, kur ajo papritur ishte hutuar nga një koment në Facebook që ishte postuar në të.

Artikulli paraprakNë ekskursionin edukativ, rakia në vend të ujit (VIDEO)
Artikulli vijuesPastrimi i veshëve i rrezikshëm