Fakte që nuk i keni ditur për Ajnshtajnin

Gjatë jetës së tij, Albert Ajnshtajn pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20. Këto janë dy gjërat që me gjasa nuk i dinit për Ajnshtajnin.

Ai refuzoi presidencën e Izraelit

Pavarësisht ofertës bujare, Ajnshtajni refuzoi presidencën e Izraelit në vitin 1952. Në përgjigje ai tha: “Jam shumë i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe i turpëruar dhe në siklet që nuk mund ta pranoj. Gjithë jetën jam marrë me çështjet objektive dhe prandaj më mungon eksperienca për t’u marrë me njerëzit siç duhet dhe për të ushtruar funksione zyrtare.

Ajnshtajni nuk ngeli kurrë në matematikë

Në vitin 1935, një gazetë publikoi një artikull që fliste për ngeljen në matematikë nga matematikani më i madh dhe ky pretendim vazhdoi edhe sot.

Ajnshtajni nuk ka ngelur kurrë në matematikë. Kur ai pa artikullin, qeshi dhe tha se nuk kishte ndodhur kurrë. Sipas Ajnshtajnit në moshën 15-vjeçare, ai ishte shumë i aftë në llogari të ndryshme. Në rini Ajnshtajni ishte i pari i klasës dhe i kalonte pritshmëritë e mësuesve.

Ai pati një vajzë me gruan e parë

Gruaja e parë e Ajnshtajnit, Meliva Maric, i dha Ajnshtajnit një vajzë Liersel, megjithatë nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi asaj. I vetmi vend ku njihet ekzistenca e vajzës është në korrespondencën mes prindërve.

Ajo lindi jashtë martese në janar 1902 dhe mendohet se vdiq në shtator 1903, për shkak të temperaturës. Besohet se Liersel lindi me aftësi të kufizuara mendore dhe u përmend për herë të fundit në një letër nga Alberti te Mileva më 19 shtator 1903.

Alberti u martua me kushërirën e parë

Më vonë, Alberti u martua me Elsën, por në fakt ata filluan të dilnin së bashku që kur ai ishte ende i martuar me gruan e parë. Divorci i Ajnshtajnit nuk u finalizua deri më 1919, shtatë vjet pasi ai ishte lidhur me kushërirën.

Ai nuk e fitoi Çmimin Nobel për teorinë e famshme

Puna e Ajnshtajnit mbi teorinë e famshme nuk i dha atij Çmimin Nobel. Ky iu akordua për “shërbimet në fizikën teorike dhe veçanërisht për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik”.

Paratë e Nobelit i shkuan gruas së parë

Të gjitha paratë nga Çmimi Nobel i shkuan gruas së tij të parë siç ishte marrëveshja e divorcit. Çifti ra dakord se paratë e çmimit do të futeshin në llogari kursimi për djemtë e tyre Hans dhe Eduard. Paratë më vonë u përdorën për të blerë tre shtëpi në Zyrih, një për të jetuar Mileva dhe dy të tjera si investim.

 

 

Artikulli paraprakStamboll, arrestohen 29 persona për lidhje me PKK-në
Artikulli vijuesMediat Belge: Terroristi nga Parisi Abdeslam plagoset gjatë një operacioni policor