Bonuse kesh nga Turqia për mësimdhënësit turq në Kosovë

Punojnë bashkërisht me shqiptarët e u japin mësim të njejtëve nxënës, por kur vjen puna tek pagesa, mësimdhënësit turq në Kosovë janë më të privilegjuar sesa kolegët e tyre shqiptarë.
Krahas pagës që marrin nga institucionet e Kosovës si punonjës të arsimit në Kosovë, mësimdhënësit turq të shkollave fillore dhe të mesme paguhen heshturazi edhe nga Qeveria e Turqisë, shkruan “Zëri”.
Mësimdhënësit turq në Kosovë marrin edhe nga 100 euro në muaj para të gatshme në dorë përveç pagës mujore prej rreth 400 eurove që marrin përmes xhirollogarive bankare nga institucionet e Kosovës.

Këtë bonos nga Ministra e Diasporës e Turqisë përmes Ambasadës Turke në Kosovë e shpërndanë Shoqata e Mësimdhënësve turq në Kosovë.
Se e kanë marrë këtë shumë të hollash në të kaluarën dhe e marrin këtë shumë edhe tani, e thonë vetë mësimdhënësit turq në Kosovë.
Dhuruesit e tyre e këtyre mjeteve iu kanë thënë që të mos tregojnë tek kolegët e tyre shqiptarë për paratë që marrin andaj edhe kur tregojnë hezitojnë të tregojnë detaje.

Ka të tillë madje që frikësohen se do të humbin karrierën.
“Ne i kemi marrë paret në zarf. Kesh na kanë dhanë paret po zyrën nuk mundem me tregu se ku i kemi marrë e as shoqatën. Unë nuk po dua të flas. Nuk bënë të flas. Kemi shoqatën dhe kemi drejtorin e shoqatës. Unë jam i vogël në atë hierarki . Pyeteni drejtorin e shoqatës, pyetni Mahir Yakcilarin”, thotë njëri nga mësimdhënësit turq në Kosovë, i cili habitet se si është kuptuar ky donacion derisa për vite të tëra thotë se nuk e ka ditur askush.

Ndërkohë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë të regjistruar gjithsej 213 mësimdhënës turq në Kosovë por ky institucion i vili i paguan këta mësimdhënës nuk ka informacion se të njëjtit marrin paga mujore edhe nga Qeveria e Turqisë./Indeksonline/

Artikulli paraprakVritet apo vetëvritet një polic i Kosovës?
Artikulli vijuesFamilja e Esedit lëshon Sirinë