Protestë në Deçan kundër dhënies së pronave Manastirit

Sot në Deçan, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në qendër të qytetit të Deçanit, është mbajtur tubim më parë i paralajmëruar nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.

Në protestë kanë marrë pjesë më se 600 qytetarë nga kjo komunë, njoftoi me një kumtesë Policia e Kosovës.

Këshilli organizativ ka shprehë pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.

Vlen te theksohet se një grup i vogël prej 20 personave është ndarë nga turma dhe ka tentuar të shkojnë ne drejtim te Manastirit, por me ndërhyrjen e Këshillit organizativ, ata janë kthyer mbrapshtë. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe kjo protestë ka kaluar pa incidente.kohaislame

Artikulli paraprakFamilja Jashari unike në botë
Artikulli vijuesBlerim Shala me pagë dhe me pagesë