Sherbela qetëson barkun, qepa kundër kollës, menta për pagjumësi, lakra radhiqe për pastrim dhe qarkullim të mirë të gjakut, menta për pagjumësi, kamomili ruan peshën normale…
Kundër gazrave të zorrëve
Mjaft persona vuajnë nga gazrat e zorrëve, sidomos pas drekës, gjatë orëve të pasdites. Këta persona shfaqin ënjtje dhe fryrje të barkut. Ekzistojnë mjaft bimë të cilat ndihmojnë në lehtësimin dhe qetësimin e kësaj gjendjeje. Njëra prej tyre është edhe sherbela.
1) Ziejmë 10 gr. sherbelë në një çajnik me 2 gota ujë dhe pimë njërën gotë në drekë dhe një në darkë, pas ngrënies.
2) Në 2 gota ujë të nxehtë hedhim 5 gr. borzilok dhe e lëmë për 10 min. E lëmë të ftohet dhe pimë njërën gotë në drekë dhe një në darkë, pas ngrënies.
3) Të njëjtin efekt kurues kanë edhe gjethet e hithrës. Ziejmë disa gjethe dhe kërcej hithre në 2 filxhanë çaji ujë dhe e konsumojmë lëngun pasi të jetë ftohur, pas drekës dhe pas darkës.
Qepa, mbrojtës kundër kollës
Vetitë e saj kuruese janë mjaft të njohura prej të gjithëve, por konkretisht më poshtë po ju paraqesim recetën e një shurupi mjaft efektiv kundër kollës.
Presim 6 epë dhe i vendosim në një enë, së bashku me gjysmë filxhani mjaltë. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 2 orë dhe në vazhdim i kullojmë. Këtë shurup natyral e përdorim shpesh dhe të vakët.
Menta për pagjumësi
Përdorim të gjerë kanë edhe gjethet e mentës, të cilat preferohet të evitohen prej personave nervozë, sidomos pas darkës, sepse menta ka aftësinë të shpejtojë punën e sistemit nervor duke shkaktuar pagjumësi. Zieni 8 gr. gjethe mente në 2 gota ujë dhe pimë nga një gotë pas drekës dhe darkës.
Për pastrim dhe qarkullim të mirë të gjakut
1. Një nga bimët me efekte pastruese të gjakut është lakra e egër ose e quajtur ndryshe lakër radhiqe. Kjo lakër ka lule të vogla të verdha. Përveç konsumimit të lakrës, mund të pini edhe lëngun e saj, të shoqëruar me pak limon nëse dëshironi.
Për rezultate akoma më të mira, mos i zieni lakrat, por hidhni 15 gr. prej tyre në 2 gota me ujë të nxehtë, lërini për 10 min dhe pastaj i pini. Ekzistojnë edhe radhiqe me lule blu. Mund t’i mblidhni, t’i thani dhe t’i ruani për t’u përdorur gjatë dimrit. Doza e përdorimit për 15 gr. radhiqe të thata është 2 gota uji të mëdha.
2. Lëngu i kokëlakrës së zier është gjithashtu mjaft i mirë dhe efektiv. Zieni lakrën dhe pini 2-3 gota në ditë, të shoqëruar me pak lëng limoni.
Për të ruajtur peshë normale
Pothuajse shumica prej nesh e njeh faktin që kamomili ndihmon në ruajtjen e peshës normale. Konsumoni 1 filxhan çaji kamomil të ngrohtë menjëherë pas vakteve. Hedhim 4 gr. kamomil në 2 filxhanë çaji me ujë të nxehtë, e lë
më për 10 min, e kullojmë dhe e pimë. Ia vlen të theksojmë se kamomili nuk duhet zier, sepse gjatë zierjes shkatërrohen vajrat eterike që përmban.
Ndoshta ju duket e paktë sasia e rekomanduar më lart, por duhet të keni parasysh se kamomili duhet përdorur me rregull. Përdorimi i tij i shpeshtë dhe në sasi të mëdha, mund të sjellë rezultate krejt të kundërta nga ato që dëshirojmë, si p.sh. acarime nervore, zverdhje të lëkurës dhe dhimbje koke.