Të shikosh ndaj cdo eventi në Maqedoni (rasti E Almiri, rasti i familjes shqiptare në Radishan, rrahjes së nxënësve shqiptarë por edhe sot), ka ca sharllatanë gazetarë (a moderatorë, e cfarë janë e paraqiten), na shfaqen disa gazetarë ose opinionbërës nga Tirana dhe Prishtina, në sitilin (cilësinë) e mendje-dhënies!!! O Zot, sikur ne kemi ngelë për “këshillat” dhe mendët e tyre!!! Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë ata të para 30 viteve, o zotrinj. Po të kishin qenë ata aq mëndje ndritur, vizionarë dhe këshillues të mirë, do të kishin bërë pak tek qeveritë e tyre në Prishtinë e Tiranë, nga të cilat me ‘reketin” që bëjnë në gazetari, vetëm zhvatin nën tavoli me qindra mijëra euro nga bizneset e paligjshme.
Ne në Maqedoni vërtetë kemi nevoj për “mendë” e këshilla, por jo nga tipi i Blendi Fevziut, e kësaj si e kishte emrin Xharra nga Prishtina (dhe fatkeqësisht shumë të tjerë). Duke i lexuar reagimet e tyre, pardje, dje dhe sot (flas figurativisht për aspektin kohor), ti se merr vesh kush, cfarë është nga këta. I përmenda vetëm këta dy, sepse të tillë na janë shtuar goxha.
SHtiren se e njohin politikën botërore, rajonale e vendore, por nuk mund t’i thonë STOP as me gjysmë gojë, sëmundejes së tyre permanente për zhvatjen e lekut nga qeveritë e tyre. Të duken tamam ‘lesh arapi!”. Njërën e thonë, ndryshe shkruajnë dhe ndryshe mendojnë. Kujt t’i besosh: roveloes së komshisë, apo këtij….!!!
Po ku ke parë t’i të shesë mendë një moderator Tirane (apo Prishtine), i cili piublikisht lëshon info ne shtypin e verdhë, se rrogën mujore e ka 24 mijë euro, ndërkohë që bundeskancelarja gjermane ANgela Merkel, pagën mujore e ka 17 mijë euro.
A ndodh diku në botë, kështu? Edhe gazetar, edhe rrogën mujore 24 mijë euro?!
Me cfarë të drejtote këta lloj gazetarësh, opinionbërësish, apo cfarë janë, i drejtohen shqiptarëve të Maqedonisë, duke ju shitur gogla për dushk!
Po pse të tillëve të mos ju thuhet fuck off! Shikoni punët tuaja. Boll budallenjë të tillë kemi në politikën e këtushme: SUper të pasur brenda natës, e pastaj medemek në stilin e “intelektualëve”, të shesin mend.
Na kurseni ju lutem, nëse vërtetë doni të na ndihmoni. Me orë dore 50 mije euro, dhe me kollare 500 euro, nuk mund të na paraqiteni si engjuj. Lereni këto pordha dhe mos u shtirni sikur ju djegë për shqiptarët këndej kufirit.
Ju dimë, ju njohim mirë… Leshëra dhe bythëlëpirës qeverie jeni ju, asgjë më shumë e më pak!!! Ju gazetarinë e keni shndërruar në profesion “reketi”, me anë të gazetarisë ju kërcënoni funksionarët dhe institucionet, për tu pasuruar.
E dini pse? Aman ju lutem vetëm neve shqiptarëve të Maqedonisë mos na shisni leksione morali e parime demokracie. Nuk i njohim shumë, por aq sa ju, gjithsesi po!
Sa herë që vini në Maqedoni – Shkup, njeherë putheni (përshëndeteni) dhe përqafoheni me miqët tuaj maqedonas, që, fatkeqësisht, gjithnjë ju bëjnë përshtypje (jo me arsye), më shumë se shqiptarët!
Pra, na lini të qetë, ju lutemi Edhe ju, ashtu sic nuk po merret me ne, as qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës. Jo që nuk kemi nevojë për ndihmë! Kemi, madje shumë… Por, na kurseni nha hipokrizitë tuaja. Nuk jemi të prirur t’i besojmë “lotëve të krokodilit”.
E di që keni shumë mundësi për të na ndihmuar, por atë s’e bëni kurrë. Vini në Shkup dhe asnjëherë nuk ndaloni në lagjet e getoizuara shquptare nga politika diskriminuese e qeverisë, por ndaloni tek miqët tuaj maqedonas, në lagjet maqedonase. Kështu medemek do dukeni më ‘europianë”. Këtë s’e them vetëm unë, ky është opinion gati i përgjithshëm i shqiptarëve të Maqedonisë. Po nuk e besuat, ejani binduni…!
Fejzi Hajdari