Ministri malajzian i Arsimit Choing Sin Woon u ka thënë mediave lokale se agjencitë e sigurisë kanë filluar të mbajnë ligjërata për fëmijët me qëllim ngritjen e vetëdijes për mbrojtje nga ISIS.
Kjo është bashkëpunimi i parë mes ministrisë së Arsimit dhe policisë, ndërsa Chong sqaroi mënyrën e saktë ku janë projektuar këto leksione, shkruan klix.ba.
Edhe pse Malajzia ka reputacionin e një shteti ” të moderuar islam” në vend vitet e kaluara ka pasur disa arrestime që lidhen me këtë organizatë.
Në Shtator të vitit 2015, Malajzia u përfshi në koalicionin global amerikan kundër organizatës terroriste ISIS.
(Islampress)