Lideri i Kurdistanit thotë se do të mbrojë kurdët në Siri

Kreu i Kurdistanit irakian, Massud Barzani, ka kërcënuar se do të ndërhyjë në Sirinë fqinje për të mbrojtur popullsinë kurde nga luftetarët që po luftojnë kundër regjimit të Basharit.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Barzani ka kërkuar që të hetohen raportet se “terroristët” vrasin kurdë në Siri.

Ai ka thënë se rajoni i Kurdistanit irakian do të jetë i përgatitur për mbrojtjen e kurdëve, nëse vërtetohet se “qytetarë të pafajshëm kurdë, gra dhe fëmijë, janë të kërcënuar nga vdekja dhe terrorizmi”.

Në javët e fundit ka pasur luftime të ashpra midis forcave kurde dhe Frontit Al Nusra, i cili lufton kundër regjimit sirian, pasi forcat kurde janë renditur në anën e regjimit kriminel.

Rajoni autonom i Kurdistanit në Irak ka ministrat e vet, ashtu si edhe forcat e sigurisë.

Kurdët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë 23 milionëshe të Sirisë.

Artikulli paraprakPrishtina e Qeveria luajnë “pingpong” për rrethin
Artikulli vijuesNë Siri ka rënë edhe Nimetullah Imeri nga Gërçeci i Shkupit