Prindërit të cilët janë të ekspozuar ndaj stresit më shpesh e lënë pas dore ushqimin e fëmijëve të tyre, gjë që mund të çojë deri në trashje.
Kriza dhe problemet financiare gjithnjë e më shumë i ekspozojnë njerëzit ndaj stresit, ndërsa në fakt shumë më me rrezik është kur njerëzit të cilët janë shpesh të ekspozuar ndaj stresit kanë fëmijë. Kështu, në hulumtimin e publikuar në zhurnalin “Pediatrics” përfundohet që pikërisht stresi i prindërve është përgjigjes për trashjen te fëmijët.
Në hulumtim janë përdorur të dhënat e 2119 prindërve të cilët kanë pasur fëmijët e moshës mes 3 dhe 17 vjet, ndërsa rezultatet kanë treguar që prindërit e ekspozuar ndaj stresit më të madh kanë fëmijë me kilogramë të tepërt.
Shkencëtarët besojnë që bëhet fjalë për atë që stresi i fortë ndikon në ndryshimin e shprehive ushqyese të fëmijëve të cilët gjithnjë e më shpesh i çojnë në restorantet e ushqimit të shpejtë dhe në përgjithësi i kushtojnë më pak kujdes mënyrës së shëndetshme të ushqyerjes.
Njëkohësisht është konstatuar që forca e stresit nuk ka lidhje me ndryshimet në frekuencën e aktiviteteve trupore të fëmijëve, që nuk duhet nënçmuar po ashtu.
Stresi te prindërit ka pasur ndikim më të theksuar në kilogramët e pasardhësve të tyre tek fëmijët e prindërve të ndarë dhe atyre me vështirësi më të mëdha financiare.