Ferrari prezanton dy modele të veçanta në Frankfurt

Edhe pse kompania Ferrari në panairin e veturave në Frankfurt ka prezantuar modelin e saj të ri 488 Spider, ky prodhues italian i veturave sportive gjithashtu ka prezantuar edhe dy versione të veçanta të modelit California T.

Ferrari është duke vazhduar të tregojë potencialë për personalizimin e këtij modeli, në versione të veçanta për të cilat është përkujdesur divizioni i kësaj kompanie, Tailor Made.

Versioni më tërheqës është modeli me ngjyrë të zezë Piano, i bazuar në modelin e vitit 1957 Ferrari 250 TR i cili në janar të viti 1958 mori pjesë në garën prej 1000 kilometra në Bueno Aires, transmeton Koha.net. Po ashtu ai posedon disa detaje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë dhe maskën Grigio Ferro Met me ngjyrë mat, ndërsa enterieri është i kombinuar me ngjyrë të zezë dhe të kuqe.

Ndërsa versioni tjetër i modelit Ferrari California T, ndër të tjera, karakterizohet me ngjyrën Grigio Titanio dhe çatinë Antracite, si dhe enterierin prej lëkure me ngjyrë të zezë dhe material blu Microprestige.

© KOHA

Artikulli paraprakKy është Kingu!
Artikulli vijuesRrëfimi i Monzer Arnautit, shqiptarit të Sirisë: Kosova nuk u doli në ndihmë, por i përbuzi