Festa e Kurban Bajramit po kremtohet edhe në Shqipëri

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Kjo ditë dhe festimet që lidhen me të, shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit për të kryer ritin e faljes së namazit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Skender Brucaj, përveç se ka uruar te gjithë besimtarët myslimanë anembanë ka kujtuar domethënien e kësaj feste, mirësinë, harmoninë dhe faljen, ndaj qe duhet te ekzistoje ndaj njeri-tjetrit.

Një tjetër simbolikë e kësaj feste është bërja kurban e qëngjit dhe shpërndarja e mishit në familjet e varfra, që nuk kanë mundësi të bëjnë kurban në këtë ditë të madhe të myslimanëve, e cila përmbyllet me drekën tradicionale, që bashkon miq e të afërm në tryezat myslimane.

Edhe këtë radhë, riti i faljes nga besimtarët myslimanë është kryer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në pritje për zgjidhjen e ngërçit për ndërtimin e Xhamisë së madhe në kryeqytet.

Artikulli paraprakLugina në festë, shënon Kurban Bajramin
Artikulli vijuesKosovë, festohet Kurban Bajrami