Pyetjes se ”Nëse do të ktheheshe në realitet tentativa për grusht shteti a do të vinte në Turqi kreu i organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gylen”, ministri Bozdağ i është përgjigjur:
Ministri turk Drejtësisë Bekir Bozdağ në një dalje televizive në Haberturk ka dhënë detaje mbi zhvillimet e fundit pas tentativës për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Pyetjes se ”Nëse do të ktheheshe në realitet tentativa për grusht shteti a do të vinte në Turqi kreu i organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gylen”, ministri Bozdağ i është përgjigjur:
“Sipas meje do të vinte, sepse ai që organizoi këtë tentativë për grusht shteti ishte Fetullah Gylen-i. Prej 40 vitesh ai përgatitet për këtë gjë. Ai është një tru që përgatiti dhe infiltroi për këtë kohë ndjekësit e tij deri në damarët e arteries së shtetit. Do të futeni në të gjitha institucionet e shtetit, në ushtri, gjyqësor, etj dhe kur të vijë koha do të paralizoni shtetin tuaj. Do të bëhet grusht shteti dhe do të formohet një botë e re. Pra synimi i tyre ishte krejtësisht tjetër. Unë e kamë thënë edhe më parë. Ashtu sikurse u kthye Humejni nga Parisi, do të kthehej edhe Gyleni në Turqi. Dhe sipas meje nuk do të ngrihej vetëm bërja e një kushtetute të re, por mund të ndryshonte edhe regjimi.”
Duke theksuar se kjo organizatë i ka kthyer ithtarët e saj të cilët i ka diplomuar në shkollat e veta, në një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë, ministri Bozdağ në vijim është shprehur: “E njëjta strukturë mund të bëjë të njëjtën gjë edhe nesër në SHBA dhe jo vetëm, por edhe në vendet e tjera.”
“Na thonin të gjithë duke na tërhequr vëmendjen, por ne i mbrojtëm duke thënë se nuk të vjen gjë e keqe nga një person që vë kokën në sexhde. I pamë me një tjetër sy ata. Ndërkohë pas 17 dhjetorit filluam të flasim dhe ne me zë të lartë dhe të gjithëve. Këtë herë të gjithë na akuzuan se po pastrojmë AK Partinë dhe na thanë se ne po e ekzagjeronim. Këtë herë nuk na besuan as ata që na tërhiqnin vëmendjen deri më 17 dhjetor. Por pas 15 korrikut të gjithë besuan dhe pranuan se kush janë ata”, është shprehur Bozdağ në fjalën e tij dhe më pas ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që ti lemë mënjanë të gjitha zënkat dhe të punojmë të gjithë së bashku.
“Duhet të shpëtojmë ushtrinë nga të qenit ushtria e FETÖ-s”
Ndërkohë për vendimet e fundit për shkarkimet në ushtri Bozdağ është shprehur: “Duhet ta shpëtojmë ushtrinë nga të qenurit ushtri e FETÖ-s. E kujt është ushtria jonë? Ne themi Ushtria e Armatosur e Turqisë. Themi kështu por nuk e dinim që ishte bërë ushtria e FETÖ-s. Tashmë ajo që duhet të bëjmë është ta pastrojmë këtë ushtri nga kjo pasthirrmë.”
Ndërsa në lidhje me ekstradimin e Gylenit në Turqi nga SHBA-ja Bozdağ ka deklaruar: “Kemi dërguar një kërkesë për arrestimin e Fetullah Gylen-it në mënyrë urgjente. Ndërsa SHBA-ja na pyeti se çfarë është kjo urgjencë? E bënë këtë pyetje edhe pse ndodhën të gjitha ato që ndodhën. Edhe ne u kthyem një përgjigje se përse ishte urgjente. Ju thamë që në Turqi kishte një tentativë për grusht shteti dhe kjo tentativë është drejtuar nga një person që jeton në SHBA.”
Në vazhdim të fjalës së tij Bozdağ tha gjithashtu se kreu i FETÖ-s Fetullah Gylen mund të arratiset nga SHBA-ja në drejtim të një vendi tjetër dhe se kanë informacione nga shërbimi informativ për këtë.
Nga ana tjetër në lidhje me praninë e prerjes 1 dollarëshe në xhepat e të arrestuarve ministri Bozdağ është shprehur: “Është e qartë që 1 dollarëshi është një lloj shenje, por e vërteta e kësaj do të dalë gjatë hetimeve. Normalisht nuk mund të jetë një rastësi pasi ajo ka dalë nga shumë nga ata të cilët janë përzier në tentativën për grusht shteti. Personalisht mendoj që mbart një shenjë për këtë tentativë për grusht shteti dhe ka një mesazh të rëndësishëm. Por gjithsesi kjo nuk është qartësuar dhe është gjyqësori ai që do të nxjerrë në pah këtë gjë.”