22 OJF thirrje BE-së të ndalojë produktet në kolonitë izraelite në Palestinë

22 grupe i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë produktet e prodhuara në vendbanimet izraelitë të territoreve të pushtuara, pasi sipas tyre bojkoti do të ndërpriste arsyet e tyre ekonomike të qëndrimit atje.

“Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Izraelit por importon 15 herë më shumë nga territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor të përqëndruara në vendbanimet izraelite kundrejt atyre palestineze,” u shpreh një grup prej 22 organizatash jo-fitimprurëse.. “Konsumatorët evropianë po mbështesin padashur vendbanimet dhe po i shërbejnë dhunimit të të drejtave të njeriut”- u shpreh grupi gjatë një deklarate, në të cilën bëhej thirrje për ndalim apo më së paku rregulla të rrepta të etiketimit të produkteve.
Palestinezët kërkojnë themelimin e shtetit të tyre ne Bregun Perëndimor të pushtuar, Jeruzalemin lindor si dhe në Gazën e rrethuar duke përsëritur here pas here se vendbanimet po vjedhin territorin e tyre. Reth 311 00O kolonë izraelitë dhe 2,5 milion palestinezë banojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Bashkimi Evropian shprehet se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjeve ndërkombëtare.
Por OJF-të shprehen se konsumimi i kozmetikës, hurmave, bimëve dhe produkteve të tjera të prodhuara në zonat e kolonëve minon integritetin dhe pozicionin e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër raporti urdhëron rregulla të qarta të etiketimit për të ndihmuar konsumatorët të identifikojnë origjinën ë produkteve. Rregulla të tilla ekzistojnë tashmë në Danimarkë dhe Britani.
Por OJF-të theksuan se nje zgjidhje më efektive do të ishte ndalimi i të gjitha produkteve nga vendbanimet e kolonëve,veprim ky të cilin vetëm Irlanda, një vend anëtar i BE-së, ka kërkuar tashmë vendosjen e tij. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakTurqia pret më shumë nga evropa për antiterrorin
Artikulli vijuesArgjentinë, në pranga “pasardhësi” i Escobarit