Federata Botërore e Futbollit – FIFA vendos sot për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, njofton Koha.net.
FIFA zhvillon ditën e dytë të kongresit në Meksiko Siti dhe Kosova është pika e 15-të në rend të ditës.
Kosova, javën e kaluar, është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit, duke u kualifikuar kështu edhe për FIFA.
Për t’u bërë anëtare e organizatës botërore të futbollit, Kosovës i duhen së paku 105 vota nga 209 sa është totali i tyre.
Nëse pranohet, kombëtarja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018.