Emisioni “Fiks Fare” tronditi sërish mbrëmjen e djeshme me një tjetër investigim në radhët e arsimit në vendin tonë. Ai solli në sytë e publikut rastin e një drejtoreshe shkolle në qytetin e Beratit, që akuzohet nga mësuesit e shkollës se abuzon me postin drejtues. Në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, drejtoresha e shkollës Tatjana Hoxha, që e mban këtë post prej 6 vjetësh, akuzohet se në zgjedhjet e pushtetit qendror 2013 ka përpiluar një listë me të dhënat personale të mësuesve, por duke përfshirë edhe bindjet e tyre politike. Pjesë e listës së përpiluar ishin gjeneralitetet e mësuesve si emër, mbiemër, numër telefoni, qendra e votimit dhe partia për të cilën votojnë. Mësuesit e shkollës kërkuan ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të bërë publik këtë problem dhe shumë të tjerë që lidheshin me postin e znj.Hoxha. Kjo e fundit, listën e ka përdorur për interesa të një partie politike, duke shfrytëzuar postin, pasi të dhënat mbi mësuesit i merrte me anë të nxënësve të shkollës. E pyetur nga gazetarja me listën e përpiluar prej drejtoreshës Tatjana Hoxha, ajo mohon ta ketë bërë këtë listë, por nga vëzhgimi i gazetarëve në regjistrat e shkollës, shkrimi i drejtoreshës Hoxha është i njëjtë me atë të listës së përpiluar përpara zgjedhjeve qendrore. Mësuesit që iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”, ngritën gjithashtu akuza të tjera mbi drejtoreshën Hoxha. Sipas tyre, ajo nuk ndante në mënyrë të rregullt orët e mësimit, duke i lënë disa mësues me shumë pak orë mësimi, fakt ky që ndikon në uljen e pagës. Gjithashtu në video mësueset pohojnë se si përballen çdo ditë edhe me epitete të çuditshme nga drejtoresha, si “grupi i plakave”, “majmuni” apo “ramka”. Mësuesit ankohen edhe për 3% të lekëve nga shitja e teksteve shkollore për vitin 2015-2016. Në mungesë të ndarjes së librave nga distributorë përkatës, nxënësve ju janë ndarë librat nga vetë mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani”. Shumën në fjalë, drejtoresha Hoxha nuk ua ka shpërndarë mësuesve, por e ka mbajtur për vete, gjë të cilën e pohon edhe para kamerave. Nuk ngelen pas as nxënësit e shkollës në karvanin e shkeljeve të kryera nga drejtoresha Tatjana Hoxha. Çdo vit shkollor, nxënësit e shkollës janë të detyruar po nga drejtoresha e tyre të blejnë dëftesat me shumën prej 2000 lekë.
You Might also Like
Gjykimet morale të vendeve arabe dhe myslimanëve e tregojnë një idiotësinë tonë me brirë
Si gjithnjë në dështime një grup i madh njerëzish po fajësojnë disa vende arabe, aziatike…
By
Redaksia
1 Min Read
Ndash duaje, ndash urreje, ky thjesht është njeri plotë suksese që ia ka lakmi çdo kush
"U munduan ta mbyllin n'burg per shpifjet qe i'a ben, por Allahu robin e vet…
By
Redaksia
1 Min Read
Gazetari shqiptar, fyen Islamin, Mekkën dhe Medinen
Gazetari kontrovers, Kastriot Myftaraj, i njohur për artikujt e tij ant-islamë, ka propozuar që të…
By
Redaksia
3 Min Read
Manifestim në Kumanovë me rastin e diplomimit së hafizit të ri, Hamza Llukman Neziri
Në prezencën Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi, Muftiut të Muftinisë së…
By
Redaksia
2 Min Read
Kujdesuni për ushqimin e fëmijëve
Pas një ditë të zënë, ju doni që fëmijëve tuaj të jua shërbeni një darkë…
By
Redaksia
1 Min Read
Në sulmet ajrore ruse në Siri për një vit janë vrarë mbi 9.000 njerëz
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOFHR), organizatë e cila ndjek zhvillimet në konfliktin…
By
Redaksia
1 Min Read
