Filozofia e mashtrimit

Ka disa njerëz që e ëndërrojnë momentin e triumfit të lajkave të tyre. Ato janë strehuar në mëshirën e aksionit dhe mundohen që të implikojnë gjendjen e status quo në vakuum. Jetën nuk mund ta identifikosh përmes plagjiaturave strikte të devalvimit të historisë. Brenga homogjenizon të dashurit dhe të lindurit brenda filozofisë së identitetit të dyfishtë. Imagjinata e bujshme e shkruesit mahnitë thneglat të cilat pikturojnë dy fije mjalti në koloritë. Ky është njeriu , gjithmonë i tretur përballë rrugëtimeve monstruoze që me afsh paralajmërojnë Ditën e Gjykimit. T`i pret shpëtim edhe pse në shpirt dizajnon apokalipsin e një civilizimi, nga vogëlsia yte flet për të si i marrë e mendon se konsekuenca e mendimeve tua është e domosdoshme për lyerjen e historisë.

 
Koha është vlerë e hijezuar e iterenareve të komploteve të vjetra sa vet bota. Ajo është një copë ari e thyer në mes qiejsh. T`i sodit cdo mendim tëndin , në fakt mohon identitetin e të vërtetës. Kjo e vërtetë e mësoi njeriun që të dashurohet në flakë e në valë për hir të drejtësisë. Dikur putheshe me zjarr dhe mendoje se oreksi për shtytjen është imazh i turbullt në pikturat e Pikasos. Mahniteshe me devijimet e Spinozës dhe ndezeshe afër përroskave prej argjile të Omer Khajamit. Vrapon si i tërbuar pas klerikëve budist , dhe prapë je i vetëm përballë numrave imagjinar të stilit arab. Politikanët do të thonin mos luaj me zjarr dhe me shtet. Në fakt , ato mohojnë qenësinë e irreales që paraqitet ne romanet e Umbreto Ekos. Të përshkruash ndjenjat nga pikëtakimi i revolucionarëve nuk do të ngjallte pjekuri. Sadistët e kohës do të infiltroheshin në rradhët e bektashive dhe me realitet të devijuar do ta përshkruanin të vërtetën.

 
Të gjithë të kycur në karvanin e dendësisë , brendësisë dhe devocionit. Përballë çdo sfide pret shpëtim të kthyer në kthetrat e Don Kishotit të Manches. Në retrospektivë historia përshkruhet si sarkazëm konsujsh në vokabularin e ri të dritës së shuar. Era e fortë e jetës afron koncepte të devijuara në reliktet e Kinshasas. Në ritmikën e hershme të muzikës rok i riu pret jetën , harron çdo gjurmë të identitetit njeri. Krijon kulte përskaj jetës dhe në skaj harmonizon okultizmin e izmave të pafundme.

 
Ka disa njerëz që flasin për ëndrrën dhe krahasojnë dy dukuri ekstreme për të sqaruar të ardhmen. Dukuria ekstreme duhet t`iu afrohet mesit , të forcohet dhe të orientohet kah ekstremumi pozitivë. Në këtë botë imagjinare ndjehem i vetëm , përballë miliona mashtrimeve të strategut laik . Ky strateg ta ndërton parajsën artificiale për të të frikësuar nga kasollja yte e bukur dhe e qetë. Ta shijosh hidhëtinë e jetës nuk mundesh ta shuash etjen, i krekosur vrapon pas oazës së stilizuar në modemet e shekullit XXI.

 
Është e hënë…. Dielli nxehë flokët e mia të nakatosura në stinën e të ftohtit . Ndjehet një erë fatkeqësie në qytetin e stërmbushur me gjurmë studentësh. Kodekset morale trokasin si tik-taket e zemrës në çastin përfundimtar të fatkeqësisë femërore. Kthehem në shtëpi i lodhur nga zhurma e ditës dhe problemet e njerëzve. Sytë magjikë të vashës presin freskinë e tyre artificiale. Më thumbojnë në zemër. T`i je i marrë , ekstremist , pse , pse nuk gëzon gjininë e bukur kur bota i kushton nder saj? Sa shpejt harroi lulet e mia të dhëna pas cdo faljeje të ditës së premte. Më hodhi në gjyqin e Hagës pa asnjë fije faji. Për një çast okultizmi të satanës dëshiron që të hedhë poshtë 14 vitet tona dashurie.

 

Fillojnë të qarat e njëpasnjëshme për një fije merimange në shekullin e vrullit. Oh , Zot kjo tokë po më çmend.
Është e martë…. Ti shoku im nuk dua të bisedoj me ty…. Shihemi në Ditën e Llogarisë…

Artikulli paraprakDASHURIA DHE KOHA
Artikulli vijuesGuri dhe zalli