Firmoset rezoluta kundër terrorizimit fantom!

0
195
3 ministra të jashtëm të rajonit të Ballkanit, të pranishëm në samitin e SEECP, që po zhvillohet që nga paraditja e sotme në Tiranë kanë firmosur një rezolutë të përbashkët kundër terrorizmit. 
 
Rama: Ta bëjmë rajonin më të denjë për BE-në Takimi mbahet në kuadër të presidencës shqiptare të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore. Në rezolutën e përbashkët prej 10 pikash të firmosura nga ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit theksohet qëndrimi i përbashkët ndaj çdo forme të shfaqjes së terrorizmit, angazhimi i përbashkët për të përballuar sfidat kundër tij si dhe gjetjen e rrugëve për të luftuar terrorizmin.
 
10 pikat e rezolutës së përbashkët kundër terrorizmit
 
1-Dënojmë të gjitha praktikat dhe format e terrorizmit dhe shprehim determinimin për të luftuar terrorizmin dhe format e tij.
2- Dënojmë të gjitha aktet terroriste dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga ISIS DAESH.
3-Theksojmë se terrorizmi s’ka asnjë lloj justifikimi dhe s’duhet t’i përcaktohet asnjë nacionaliteti besimi fetar apo grupi etnik.
4-Shprehim angazhimin e plotë se sfida të përbashkëta kërkojnë aksione dhe përgjigje të përbashkëta.
5-Mbështesim dhe promovojmë fuqishëm tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si një kontribut direkt për demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Por edhe për të parandaluar radikalizimin e terrorizimit në rajonin tonë.
6-Shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj koalicionit global anti-terror dhe angazhohemi të forcojmë bashkëpunimin, nëpërmjet mekanizmave së bashku me partnerët.
7-Shprehim shqetësimin e madh për rritjen e aktivitetit dhe kërcënimit terrorist. Sidomos në disa zona ne Europën Jugore. Çfarë kërkojnë angazhim për veprime politike, dhe gjetja e rrugëve për të luftuar terrorizmin./ Top Channel