Aksidentohet eskorta e Ramës, plagosen dy persona në rrugën Pogradec-Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës së Kryeministrit.

Top Channel mëson se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë për në spital nga ku konfirmohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Më e rënduar është gjendja e shtetasit Gj. Agalliut.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

Artikulli paraprakHidrocentralet mbi Vjosë, “The Guardian”: Kërcënimi nga digat në Ballkan
Artikulli vijuesAkuzat e Bashës, reagon Ahmetaj: Projektet të certifikuara ndërkombëtarisht