Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin në këto momente të krizës politike që po kalon Kosova. Në postimin e tij falënderues është edhe emocional ku shprehet se kjo situatë është e dhimbshme po nuk do të dorëzohemi. Ky është postimi i tij i fundit:
“O boll po mundohem, por nuk po mundem me iu përgjigjë krejtve që më keni shkrue privat, aq shumë që jeni. Nëse më ka ikë dikush po ia kthye së paku një buzëqeshje edhe një falënderim për përkrahjen që ma jepni vazhdimisht, atëherë, po ju lutem shumë, pranojeni këtu publikisht prej meje.
Jemi në një gjendje të tmerrshme. Një shok i dëshpëruem, sapo ma bani një krahasim “13% efikasitet me i shti hajnat në burg, 100% efikasitet me i shti deputetët në burg. Krejt qyteti po flet qysh me ikë në Kanadë”.
Është e dhimbshme çdo fjalë e tij. Por me u ndalë qetash, jo vetëm se nuk ka me mbetë kurrkush në Kosovë, por me të dy duert ia falim Serbisë. Me ikë është më së lehti. Unë nesër mundem me u kthye te djemtë e mi në Londër, edhe me jetue shumë mirë. Por kjo nuk është rruga që e kam zgjedhë.
E ju jeni ata që po na e mbani krahun, mos me u rrëzue në këtë rrugë plot pengesa, e cila e fundit don me u shtrue asfallt, por këtë asfallt kemi me e shtrue bashkë, me materialin ma cilësor, e me çmimin ma të ulët, edhepse nganjëherë po na duket se po paguajmë boll shtrejtë.
Ditët e mira nuk vijnë pa sakrificë, e veç pak ka mbetë, për me ia jepë shtytjen e fundit, sepse, të dashtun, kënaqësinë me na përzanë prej këtuhi askujt nuk kemi me ia dhanë, hiç ma pak kur shqiptari mundohet me na ndjekë.
Dashnija ime për ju, edhe jo veç për ju përkrahës, por edhe për ata që më shajnë, nuk matet me kurrgja. Kam me luftue përherë, drejt, sinqert, pa hile, por me gjyks, deri në frymën e fundit, përderisa ju kam afër.
Respekt pafund.”/KohaIslame
You Might also Like
Lista e kalorive që marrim nga çdo ushqim
Njeriu ka nevojë në një ditë për 1500 deri në 2000 kalori, por jo shumë…
By
Redaksia
1 Min Read
Edhe një Xhami në Shkodër – U inaugurua xhamia e re në kalanë e Drishtit
Shkodër: Kalaja e Drishtit, kalaja e teuhidit! U inaugurua xhamia e re në kalanë e…
By
Redaksia
8 Min Read
Ramush Haradinaj viziton Bashkësinë Islame në Suharekë
Kryetari i partisë së AAK-së, Ramush Haridinaj ka filluar një turne interesant nëpër Kosovë. Së…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Islami është fe e re, para Islamit ka egzistu Krishterizmi, thonë disa
Një bindje e gabuar disave që thonë se Islami është fe e re qe 1400 vjet,…
By
Redaksia
0 Min Read
Gjuetia e turpshme e ujërave të turbullt – Justinian Topulli
Gjuetia e turpshme e ujërave të turbullt Justinian Topulli Armiku jonë më i madh si…
By
Redaksia
7 Min Read
Gjatë njëzet e katër orëve janë dhënë 1.208 vërtetime për refugjat
Gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë dhënë gjithsejtë 1.208 vërtetime për nënshtetas të…
By
Redaksia
0 Min Read
