Fjalë të urta mbi angazhimin dhe mësimin nga Hasan El Basriu

-Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.

-Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.

-Punën e sotme mos e lër për nesër, për arsye se çdo ditë ka vështirësitë dhe punët e veta.

-Në një kohë të caktuar bëj vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!

-Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!

-Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lind dhe forcohet përmes përballimit të problemeve.

-Ngadhënjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.

-Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!

-Nëse lodhesh me një punë, atëherë nderojë atë ose ngadalësoje ritmin, por mos pusho!

-Mendo mirë, pasi punë nuk do të thotë vetëm të lëvizësh, të lexosh ose të shkruash. Njeriu që mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.

-Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shih rezultatin e asaj që ke mësuar.

-Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë- ashtu që të të zhvillohet aftësia e të folurit!

-Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohet fjalori dhe shprehjet tuaja dhe të përforcohet kujtesa!

-Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.

Artikulli paraprakFakte interesante që nuk i dini për luanët e bardhë
Artikulli vijuesImami i Osakës dhe rritja e Islamit në Japoni