Fakte interesante që nuk i dini për luanët e bardhë

Luanët e bardhë janë një specie e rrallë gjenetike, unike për një rajon të globit, Timbavati.

-Marka gjenetike që i bën luanët e bardhë unike nuk është identifikuar ende nga shkenca.

-Luanët e Bardhë janë klasifikuar aktualisht tek speciet e quajtura pantera luan, edhe pse kjo ka të ngjarë të ndryshojë pas kërkimeve gjenetike të ndërmarra nga Fondacioni Global i Mbrojtjes së luanit të bardhë, të cilët kanë zbuluar arsyet e rëndësishme për klasifikimin e tyre si specie të rralla.

-Gjurmët e hershme të luanëve të bardhë në rajonin Timbavati janë regjistruar që nga viti 1938. Megjithatë, të dhënat gojore të pleqve afrikane tregojnë se këto kafshë unike kanë mbijetuar në këtë rajon për shumë shekuj.

-Që nga zbulimi i tyre nga ana e Perëndimit, luanët e bardhë dhe ata luanë që mbartnin këtë gjen unik janë gjuajtur dhe janë hequr me forcë nga habitati i tyre natyror.

  • Luani i bardhë i fundit është parë në zonat e egra në vitin 1994.

-Ideja se luanët e bardhë janë gjenetikisht inferiore ndaj luanëve të zakonshëm nuk është vërtetuar shkencërisht.

-Ideja se Luanët e Bardhë nuk mund të mbijetojnë në zona të egra për shkak të mungesës së maskimit nuk është testuar shkencërisht.

-Aktualisht, nuk ka asnjë ligj kombëtar ose ndërkombëtar që mbron luanët bardhë nga zhdukja.

Artikulli paraprakMrekullia (mu’xhizja) e sures Leheb
Artikulli vijuesFjalë të urta mbi angazhimin dhe mësimin nga Hasan El Basriu