Flamuri amerikan në gjysëm shtizë në kujtim të viktimave në Bruksel

0
184

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë urdhër që deri më 26 mars flamujt të ulen në gjysëm shtizë në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në aeroportin dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin belg, Bruksel. ( Anadolu Agency – Samuel Corum )

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë urdhër që deri më 26 mars flamujt të ulen në gjysëm shtizë në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në aeroportin dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin belg, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë mësohet se presidenti Obama vuri në dukje se janë në anën e popullit të Brukselit. Ai ka theksuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që autorët e sulmit ti dorëzohen drejtësisë.

Obama ka thënë se në kujtim të personave që kanë humbur jetën në sulmet terroriste në Bruksel ka dhënë udhëzimin për uljen e flamujve deri më 26 mars në të gjitha institucionet federale në të gjithë vendin, përfshirë pikat ushtarake, anijet luftarake, portet si edhe ambasadat dhe bazat ushtarake.