Ka bërë shumë përshtypje fakti që në kopertinën e prestigjozes The Economist për vitin 2016, ndodhet edhe një flamur shqiptar.
Mësohet se personi në foto është Xhevat Lajçi, një shqiptar i lindur në Stamboll, ku është bërë edhe foto.
Ai ka dalë në foto së bashku me një kushëririn e tij teksa protestonin përpara konsullatës serbe në vitin 1998, kundër luftimeve që po zhvilloheshin në atë moment në Kosovë.
Në fakt në pankartën e kushëririt të tij shkruhej “Freedom for Kosovo”.
Vetë autori nuk ka ditur ta shpjegojë se përse ka përfunduar në këtë kopertinë.
Ndërkohë, analisti Lutfi Dervishi mendon se “Misteri pse revista e famshme the economist vendosi ne kopertinen e saj per vitin 2016, flamurin shqiptar… Ka ngjallur kureshtje prania e flamurit shqiptar ne ballinen e revistes se njohur britanike, por përgjigja dominuese është përmbledhur në fjalën mister!
Ndoshta nuk është dhe aq mister nëse kujtohemi për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2016!”.