Gjahtari gjerman vret adoleshentin shqiptar, tentoi t’i vidhte banesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin Neurand në jug të Dortmundit.

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një gjahtar 63-vjeçar në banesën e këtij të fundit.

Sipas “Bild”, dyshohet se shqiptari kishte hyrë në banesën e të moshuarit gjerman me qëllim për ta grabitur atë.

Ky i fundit ka qenë zgjuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit, ndërsa thuhet se shqiptari ishte i armatosur me sende të mprehta.

Po kështu, gazeta gjermane raporton se pati edhe një konflikt fizik mes të moshuarit dhe adoleshentit shqiptar, derisa gjahtari mori armën e gjahut dhe e qëlloi për vdekje.

Ai më pas lajmëroi Policinë, e cila mbërriti në vendngjarje. Gjahtari rezulton se armën e kishte me leje. Megjithatë, Policia po kërkon për dëshmitarë për të konfirmuar versionin e tij të ngjarjes.

Për shqiptarin thuhet se kishte një vit që jetonte në Gjermani, por nuk dihet nëse ishte azilkërkues.

Artikulli paraprakMe ilahi në shqip dhe arabisht Evzal Sinani dhe Musli Musliu prezantuan Maqedoninë në Jordani (Video)
Artikulli vijuesSa mikrobe ka në dorën e një fëmije i cili sapo ka luajtur