Flet babai i personit që vrau zyrtarin e BDI-së: E mori hakun e vëllait

Një ditë pas vrasjes së ish zyrtarit të lartë të BDI, Agëtim Asani në Strugë, ka reaguar Bajram Kupa, babai i dorasit.
Ai ka thënë për mediat maqedonase se arsyeja se përse djali i tij ka vrarë Agëtim Asanin është për të marrë hakun e të vëllait, Uran Kupa, ish badigardi i Zijadin Seles që u gjet i vrarë në muajin mars në rrethana misterioze në fshatin Veleshnjë të Strugës.
Ai thekson se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë, i cili në një moment ka vënë dorën në brezë gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.
“Personin në fjalë dhe dy personat e tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në vrasjen e djalit tonë Uran Kupa. Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait”, tha Bajram Kupa.
Artikulli paraprakTurqia kërkon zonë sigurie për refugjatët në Siri
Artikulli vijuesA mundet prokurori special ta çojë Gruevskin pas hekurave?