FLOTA AMERIKANE NË DURRËS, PËR PUNË BAMIRËSIE

Ambasada Amerikane në Prishtinë nwnjw komunikatw pwr shtyp ka reaguar nw lidhje me disa medieve, tw cilat i ka cilësuar si raportime të gabuara nga mediumet vendore lidhur me vizitën a anijës së flotës ushtarake detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë.

“Zbarkimi i anijes ‘USS Gunston Hall’ do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdoj përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet Europiane si dhe të përmirësoj sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, gjersa janë në port, “oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtar vendor dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija, USS Gunston Hall viziton portin bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të përgjegjësisë”.

“Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë s’ka lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarjeje në regjion. Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizitë e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijës do të bëjë punë bamirësie”, thuhet në komunikatës./expres/kohaislame

Artikulli paraprakVetëm në Kinë kanë celularë 1.3 miliard njerëz
Artikulli vijuesNjë pikë gjaku e Gandit shitet për 10.000 funte