Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të shoqërohet me pasoja rajonale dhe globale.
Paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një dalje të fundit, sipas të cilit nëse do të ndodhë fenomeni i ashtuquajtur “Brexit”, kjo do të shkaktonte probleme të mëdha jo vetëm për Britaninë, por edhe për Evropën, veçanërisht në fushën tregtare.
Referendumi i paralajmëruar për më 23 qershor, ka shkaktuar panik dhe pasiguri tek investitorët dhe një votë pro daljes së Britanisë do ta shtonte këtë pasiguri.
Gjithashtu, parashikimet flasin për ulje të rritjes ekonomike të Britanisë.
FMN-ja parashikon një rritje prej 1.9% të ekonomisë së Britanisë, përkundër parashikimit prej 2.2% në muajin janar. Nëse vendi do të vendosë pro daljes nga BE-ja, atëherë shumë marrëveshje do të rinegociohen, çka do të thotë pasiguri për investitorët./telegrafi/.kohaislame