Zgjedhet lideri i opozites Siriane

Shejh Ahmed Muadh Hatib u zgjodh kryetar i Koalicionit Kombëtar të forcave revolucionare dhe opozitare në Siri, gjatë një takimi në Doha të dielën, ku u nënshkrua edhe për formimin e koalicionit.

Shejh Ahmed Muadh Hatib el-Hassani ka lindur në Damask në vitin 1960, është një ligjerues i famshem dhe një jurist i njohur në Siri.
Ka studijuar Gjeofizikën aplikative dhe ka punuar si inxhinier afër gjashtë vjet në një kompani nafte në Siri.
Ishte ligjerues ne Xhaminë e madhe te Emevive ne Damask 20 vjet më parë, si dhe ligjerues për vite në xhamitë e tjera te Damaskut. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore neper botë, si në Nigeri, Bosnje, Angli, ShBA, Holandë, Turqi etj.
Shejh Ahmed Muadh Hatib u arrestua disa here nga regjimi i Asadit. Heren e fundit në marsit të vitit 2011 si rezultat i bashkëveprimit të tij me lëvizjen paqësore, e cila filloi në Siri.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakOKB: Stambolli, kryeqyteti i botës
Artikulli vijuesCfarë duhet të dini për eshtrat e juaj?